Rama: Mirënjohje Sali Berishës për rolin në çështjen e Kosovës(Video)

Shqipëria

Rama: Mirënjohje Sali Berishës për rolin në çështjen e Kosovës(Video)

Më: 16 prill 2014 Në ora: 15:52

Kryeministri Rama tha në fjalën e tij se pavarësisht konflikteve politike, kur vjen puna për çështjen e Kosovës, shqiptarët janë bashkë. Rama shprehu mirënjohje për ish-kryeministrin Berisha dhe mbështetjen e tij për Kosovën gjatë qeverisjes së të djathtës.
“Shpreh mirënjohje dhe për Sali Berishën e PD, kur ishte në qeverisje, si pjesë e përbashkët shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe për të arritur në këto ditë. Nëse e kthejmë në çështje politike, ne ngatërrohemi edhe sa është ora , apo është mars a prill por fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës por sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve”, citon ORA kryeministrin Rama.

Rama dhe Thaçi shprehën falënderime për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n për rolin në pavarësinë e Kosovës .

“Sot kombi shqiptar është jo vetëm më i bashkuar, por edhe më i sigurt”, u shpreh kryeministri Thaçi.

“Kjo kohë e re nuk është e teatrit nacionalist, as e skeçeve, por koha e një pune intensive në të gjitha planet. Që ka filluar dhe po ndërton hap pas hapi urat e bashkimit të shqiptarëve të gjeneratës tjetër me një sistem të njësuar arsimor”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat