Majko: Tatimet në krye për korrupsion, falja pjesë e fushatës

Shqipëria

Majko: Tatimet në krye për korrupsion, falja pjesë e fushatës

Më: 16 prill 2014 Në ora: 07:47

Komisioni i Ligjeve u përfshi dje nga një debat i ashpër ndërmjet opozitës dhe mazhorancës për miratimin e draftit, i cili fal të gjitha gjobat e vendosura nga 1 marsi deri në 31 gushtin e vitit 2013. Deputetët e PD-së e cilësuan këtë draft si një qokë politike ku PS po i fal gjobat bizneseve që i kanë mështetur ata në fushatë.

“Mesa duket Shkëlqim Cani nuk e ka dashur këtë amnisti dhe ia ka faturuar Arben Ahmetajt. Fjala administrata e shkuar tatimore dhe administrata e tanishme lë të kuptohet se si është vënë plugu në administratën publike. Keni një listë me persona pranë jush që do t’i falni gjobat. Topi është i imi dhe penalltinë e gjuaj vetë, kjo është qeverisja e juaj”,- theksoi deputeti i PD-së, Gent Strazimir. Por këtë që nuk e tha asnjë nga anëtarët e majtë, e mbështeti deputeti Pandeli Majko i cili hodhi edhe akuza ndaj administratës së tanishme tatimore, ku sipas tij janë në krye të listës për korrupsion.

Sipas tij, në fushatë nuk uleshin dot në lokale pasi të nesërmen ata gjobiteshin nga tatimet e PD-së. “Nuk mund të më thoni që nuk ka pasur keqtrajtime nga ana e tatimorëve ndaj njerëzve të cilët janë angazhuar në fushatë elektorale për arsye të ndryshme. Jetojmë në Shqipëri dhe është e kotë ta diskutojmë këtë.

Nëse një lokal mirëpriste një aktivitet të PS-së, të nesërmen e vizitonin tatimorët me gjobat përkatëse. Kjo nuk është një rrufe në qiell të pastër. Është thënë që në fushatën elektorale. Ta harrojmë se tatimorët e tanishëm janë engjëj, madje vazhdojnë dhe gjobisin edne socialistët. Drejtoria e Tatimeve ia ka kaluar edhe doganave për korrupsion. Ata janë më keq se policia pyjore, janë druvarë të cilët vendosin vetëm gjoba”,- tha Majko. - See more at: http://www.shqiptarja.com/politike/2732/majko-tatimet-n--krye-p-r-korrupsion-falja-pjes--e-fushat-s-210010.html#sthash.lVFe8Tzc.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat