Të përndjekurit, nis pagesa e këstit të parë, 180 emrat

Shqipëria

Të përndjekurit, nis pagesa e këstit të parë, 180 emrat

Më: 16 prill 2014 Në ora: 07:36

Ministria e Financave ka nisur pagesën e dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit të cilëve u është miratuar kësti i parë i dëmshpërblimit. Burime zyrtare pranë saj bënë me dije se janë dërguar në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 50 emrat e parë të cilëve do t’u kalohet kësti i dëmshpërblimit nëpër llogaritë bankare.

Po dje, Ministria e Financave i ka shtuar 30 emra të rinj listës së ish-të përndjekurve të cilëve u është njohur për herë të parë e drejta e dëmshpërblimit. Paralelisht me ta janë publikuar edhe 150 emra të familjarëve të cilët janë përfitues të shumave. “Gazeta Shqiptare” publikon sot të dyja listat, me 180 emrat që përfitojnë për herë të parë dëmshpërblim financiar, ndërkohë që të dhënat e plota me emrat e përfituesve mund të konsultohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave (www.financa.gov.al).

Kjo listë përmban numrin e dosjes dhe emrin e ish-të dënuarit politik, emrat e trashëgimtarit ose trashëgimtarëve ligjorë, dokumentacionin që përmban dosja (me jeshile janë shënuar emrat që kanë përfituar këstin, ndërsa me të kuqe dosjet që kanë nevojë të plotësohen), si dhe dokumentacionin që i mungon dosjes përkatëse, duke i klasifikuar dosjet si të gatshme për t’u paguar ose jo.

Nga ana e qeverisë për këtë vit janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit 18 milionë dollarë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. 10 milionë dollarë llogaritet të shpenzohen për dëmshpërblimin e të përndjekurve të cilëve u është njohur kjo e drejtë për herë të parë, ndërkohë që 8 milionët e tjerë do të jepen me përparësi për ish-të dënuarit që janë ende gjallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat