“Të shkarkohet Kryetarja e PS-së në Korçë, u bë shkak për vetëflijimin e një nëne”

Shqipëria

“Të shkarkohet Kryetarja e PS-së në Korçë, u bë shkak për vetëflijimin e një nëne”

Më: 15 prill 2014 Në ora: 23:36

Shoqata për mbrojtjen e te larguarve nga administrata publike, ka kërkuar pushimin nga puna të zonjës Ana Verushi, drejtoreshës, që sipas kësaj shoqate, u bë shkak për vetëvrasjen e Brunilda Mekes. Kjo u fundit, u transferua nga pozicioni, qe kishte prej 10 vjetesh në Korcë. Në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Rama, i kërkohet shefit të qeverisë, të ndalë masakrën e administratës publike dhe të marrë përgjegjësinë si kryeministër për të zbatuar Kushtetutën, Ligjin, dhe Vendimet e Gjykatave.
Në emër të 7 mijë të larguarve, organizata “Mbro administratën”, i bën thirrje kreut të qevrisë të kthejë në punë të gjithë ata, që janë viktimë e vlerësimit, sipas teserave partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat