Kukësi përgatitet të përkujtojë përvjetorin e 15-të të “Eksodit 99”

Shqipëria

Kukësi përgatitet të përkujtojë përvjetorin e 15-të të “Eksodit 99”

Më: 15 prill 2014 Në ora: 22:09

Qyteti i Kukësit përgatitet të përkujtojë përvjetorin e 15-të të eksodit të vëllezërve nga Kosova, të cilët u larguan nga gjenocidi i ushtrisë Milloshevicit në luftën e Kosovës. Ato vite të vështira për shqiptarët matanë kufirit, por dhe ardhja e tyre në Shqipëri, nxorrën në pah edhe një herë vlerat e kombit tonë dhe veçanërisht mikpritjen, teksa dyert e banorëve të Kukësit dhe gjithë Shqipërisë ishin të hapura për bashkatdhetarët tanë të larguar me dhunë nga trojet e tyre autoktone.
Në përkujtim të asaj ditë, në qendër të qytetit është improvizuar një kamp i njëjtë me ato të viteve të vështira të luftës, teksa na kujton që e shkuara që harrohet përsëritet. Sherif Kastrati një nga banorët e shumtë të Kukësit që strehoi familje shqiptare nga Kosova sjell një panoramë të atyre ditëve të vështira.
Vladimir Shehu ishte student në kohën kur në kryeqendrën e Verilindjes erdhën autobusët e parë më të shpërngulur nga Kosova, por ai nuk u mendua dy herë dhe u kthye në vendlindje për të kontribuar sado pak në lehtësimin e dhimbjeve për vëllezërit matanë maleve të Sharrit.
Simbolik është edhe vendi që ai zgjedh për të folur për këtë ngjarje, historike, teksa pas tij qëndron kulla e qëndresës, simbol i mikpritjes dhe bujarisë.
Pikërisht 15 vjet më parë mbi 75 mijë qytetarë të qytetit të Mitrovicës dhe kaluan kufirin në pikën e Vërmicës.
Popullsia prej 50 mijë banorësh e qytetit të Kukësit në ato ditë do të 10-fishohej, duke e kthyer këtë qytet në simbol të qendrës dhe atdhedashurisë, si dhe kandidat për çmimin Nobel për paqen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat