Bllokohet buxheti, Bashkia e Tiranës i bën apel kryeministrit

Shqipëria

Bllokohet buxheti, Bashkia e Tiranës i bën apel kryeministrit

Më: 15 prill 2014 Në ora: 13:36

Bashkia e Tiranës ka deklaruar sot se, nuk ka më asnjë hapësirë për të kryer varrime. Kjo sipas bashkisë është si pasojë e bllokimit të buxhetit nga ana e qeverisë, duke e bërë të pamundur shpronësimet e banorëve të tokës.

“Bllokimi i buxhetit të Bashkisë ka pamundësuar kryerjen e shpronësimit të varrezave dhe realizimin e projekteve për krijimin e hapësirave të reja, varrezave murale dhe sistemimin e atyre ekzistuese”, thuhet në deklaratën e bashkisë.

Ndërkohë, kjo e fundit, i ka bërë apel kryeministrit të zhbllokojë menjëherë buxhetin e bashkisë, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje kësaj situate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat