Zbardhet lista e pikave të karburantit që abuzojnë me qytetarët

Shqipëria

Zbardhet lista e pikave të karburantit që abuzojnë me qytetarët

Më: 14 prill 2014 Në ora: 19:48

Inspektorati Qendror Teknik bën publike listën e gjobave të vendosura gjatë vitit 2014 për ato subjekte të cilat nuk kanë respektuar treguesit e standardit duke qenë jashtë normave të lejuara nga rregulloret dhe ligji përkatës.

Masa e gjobës së vendosur në këto raste varion nga 300.000 deri në 1.000.000 lekë.

Habi ngjall fakti se kompanitë e ndëshkuara, janë kryesisht disa periferike dhe tek tuk nga ato që operojnë në kryeqytet dhe qytete të tjera të mëdha.

Shumë njerëz janë skeptikë se kjo është lista e plotë, pasi ankesa të shumta ka pasur për kompanitë që operojnë në Tiranë dhe autostradat dhe superstradat që lidhen me të.

Gjatë inspektimeve është konstatuar se një pjesë e subjekteve kishin mungesë të dokumentacionit të duhur tekniko-ligjor për ushtrimin e aktivitetit të tyre.

Një tjetër kategori subjektesh rezultoi se kishin probleme me standardin e pikës së flakërimit, përqindjen e squfurit, jashtë normës ligjore.

Inspektorati Qendror Teknik tha se mbetet i vendosur për të zbatuar me rigorozitet kërkesat ligjore në monitorimin e tregut, për zbatimin e standardeve. /a.b/noa.al/

LISTA E PLOTË

Nafta dhe gazi, detyrimet e shoqërive SHA dhe SHpk për vitin 2013

Ndërkohë, Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit në Inspektoratin Qendror Teknik ka publikuar detyrimet e shoqërive SHA dhe SHPK për vitin 2013.

Nga të dhënat rezulton se detyrimet për subjektet Sha shkojnë në shumën 1892268 lekë. Shuma e detyrimeve me të tretët llogaritet të shkojë në masën 535000 lekë ndërsa shuma e detyrimeve për subjektet SHPK shkon në masën 1000830 lekë.

Kliko për të parë listën e subjekteve dhe detyrimet përkatëse

Konfindustria: Mashtrim me karburantet, tregu më i madh në vend

Metrologjia flet sërish për vjedhje karburanti, por sërish nuk publikon emrat e hajdutëve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat