Çështja “Gjika”, amnistia fal 3 të pandehur, lehtësohen 3 të tjerë

Shqipëria

Çështja “Gjika”, amnistia fal 3 të pandehur, lehtësohen 3 të tjerë

Më: 14 prill 2014 Në ora: 18:27

Nga sot, çështja “Gjika” do të ketë vetëm 5 të pandehur, mes tyre dhe kryebashkiakun e Vlorës. Tre të pandehur të kësaj çështje ia rrëzuan akuzat pasi përfitojnë nga amnistia e qeverisë e cila hyri në fuqi në datën 10 prill. 3 të pandehurit e tjerë u janë lehtësuar akuzuat pas gjykata ka hedhur poshtë atë të ndërtimit pa leje. Aleks Ahmetaj, Artan Ferhati dhe Mustafa Tartari jane te lire nga akuzat, ndërsa Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Liçaj do të gjykohen për “falsifikimit të dokumenteve”. Njoftimi u bë sot në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës ku asnjë nga të pandehurit nuk ishin të pranishëm në seancë, përfshirë edhe kreun e Bashkisë së Vlorës Shpërtim Gjika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat