Historia e Ronit, shqiptarit që jeton në Itali që 3 vjeç dhe ende s’është identifikuar

Shqipëria

Historia e Ronit, shqiptarit që jeton në Itali që 3 vjeç dhe ende s’është identifikuar

Më: 14 prill 2014 Në ora: 09:55

Roni është një djalë shqiptar i cili ka të gjithë familjen në Itali por policia italiane e mban të izoluar në Qendrën për Identifikimin dhe Deportimin në Bari për të bërë identifikimin por dhe riatdhesimin e tij në Shqipëri.

Media Italiane denoncon rastin absurd të funksionimit të kësaj qendre ku mbahet i izoluar djali shqiptar i cili ndonëse ndodhet në Itali që prej moshës 3 vjeçare duhet ende të identifikohet nga policia italiane.

Romino Vellku, të cilin të gjithë e thërrasin Roni ndihet italian pasi që në moshën 3-vjeçare jeton në Itali. Atje ka gjithë familjen. Flet me theks toskan dhe shumë të afërm janë martuar me italianë kanë marrë pasaportën e shtetit fqinj apo janë arsimuar në shkollat italiane.

E megjithatë sot Roni ndodhet i shoqëruar në Qendrën për identifikim dhe deportimin në Bari.

Aty ku policia italiane shoqëron të gjithë emigrantët ilegalë për identifikim deri në pritje të riatdhesimit të tyre.

Mediat italiane kanë denoncuar historinë e 21 vjeçarit shqiptar, si rast absurd i kësaj “makine të quajtur Cie” (centri di identificazione e di espulsione ) “

“Në qendrat e identifikimit dhe deportimit, në pritje të riatdhesimit, bashkë me emigrantë ilegalë mbahen të mbyllur edhe italianë“ shkruajnë mediat italiane duke iu referuar rastit të 21 vjeçarit shqiptar..

Cfarë ka ndodhur
Për shkak të precedentëve penalë dhe ligjit të shtetësisë policia beson se ai duhet të kthehet në Shqipëri, pavarësisht se ai ka jetuar pothuajse gjithë jetën në Itali, Por Roni është mbyllur në këtë qendër edhe sepse ai duhet të identifikohet si një emigrant i paligjshëm për të cilin nuk i dihet identiteti.

Burokracia e procesit të identifikimit mund të shkojë deri në 18 muaj. Në këto kushte djali është i mbyllur në një qendrën administrative, jo penale, sepse autoritetet italiane nuk dinë se kush është dhe besojnë se Shqipëria duhet të jetë shteti ku djali duhet të jetojë. Por i riu nuk mund të respektojë urdhrin e policisë për tu larguar nga Lucca, pasi e gjithë familja e tij ndodhet në Toscana madje vëllai I tij ka shtetësi italiane.

Roni, shqiptari që ndihet italian

Kam ardhur në Itali që në moshën 3 vjeçare. Erdha me prindërit e motrën time,sepse këtu kisha të afërmit e mi. Kushërirat e mija janë martuar me italianë. Një xhaxha i imi punon teknik në Milano, një tjetër është administrator I një lokal.

Është e vërtetë që unë kam problem me ligjin, por kam 5 vjet që nuk kam kryer asnjë vepër penale. Shkoj të kërkoj punë por nuk mund ta kem pa lejen e qëndrimit.
Kam bërë punë vullnetare cdo gjë dhe më pas një ditë më ndaluan dhe më sollën këtu. Si mund të më dërgojnë në një vend të huaj. Unë jam rritur këtu Unë kam gati 20 vjet që jetoj këtu dhe kam 7 vjet që nuk kam vajtur në Shqipëri.

E dija që ekzistonin qëndra të tilla por mendoja se është për emigrantë ilegalë që vijnë nga Afrika e Veriut. Unë mendoj se duhet të merren parasysh dhe disa gjëra të tjera; si psh unë jam rritur këtu i kam këtu të gjithë të afërmit e mi prindërit të gjithë punojnë,. Vëllai im ka marrë shtetësinë italiane unë kam precedent penalë por jam i lirë prej një vit e gjysëm dhe gjatë gjithë kësaj kohe kam bërë dhe shërbime sociale. Ketu brenda ka shqiptarë të cilët kanë lindur fëmijët në italia dhe janë këtu brenda”, tregon Roni.

Avokati: Absurditeti i makinerisë “Cie”
Avokati Salvatore Fachile, ekspert për cështjet e emigracionit thotë se brenda këtyre qendrave nuk mund të qëndrojnë njerëz që kanë lidhje të forta në Itali, kjo është absurde sado që mund të jetë e ligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat