Ja si do të ndryshojnë patentat dhe vlefshmëria e tyre

Shqipëria

Ja si do të ndryshojnë patentat dhe vlefshmëria e tyre

Më: 14 prill 2014 Në ora: 09:46

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me dikastere të tjera janë në fazat e fundit të përpilimit të draftit të një projektligji, që parashikon ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, duke i përafruar më shumë standardeve europiane. Gjithashtu, këto ndryshime do të ndërmerren me qëllim edhe të rritjes së sigurisë rrugore. Disa nga ndryshimet që mund të theksohen janë kategorizimi i lejedrejtimeve të mjeteve, sipas direktivës së BEsë 2006/126/EC. Gjithashtu, do të ndryshojë edhe kohëzgjatja e vlefshmërisë dhe e rinovimit së lejedrejtimeve, sipas kategorive dhe moshës, duke u pasur kusht plotësimin e kritereve psiko-fizike, të cilat priten të ashpërsohen. Gazeta “Shekulli” zbardh pjesë të draftit të projektligjit, sipas të cilit parashikohen ndryshimet në Kodin Rrugor.

Kategoritë

Për t’u aftësuar në drejtimin e mjeteve rrugore, në bazë të draftit të projektligjit, në bazë të cilit synohen të ndërmerren ndryshime në kodin rrugor, kriter kryesor është moshë. Si rrjedhojë, mosha minimale për të marrë lejedrejtimi për mjete të caktuar, varion nga 16 vjeç deri në 24 vjeç. Ndërkaq, për të marrë lejedrejtim për mjete të tonazhit të lartë, nevojitet edhe aftësimi me lejedrejtimi të mjeteve të kategorive më të ulëta, si edhe përvojë në drejtimin e këtyre të fundit. Për të integruar këtë sistem të ri të kategorizimit të lejedrejtimeve parashikohet ndryshimi i Nenit 114 “Kërkesat për drejtimin e mjeteve dhe kafshëve”, të Kodit Rrugor, sipas Nenit 22 të draftit të projektligjit. Për sa më lart, kategorizimi i lejedrejtimeve “A”, “B”, “C”, “D”, “E”, që është aktualisht në Kodin Rrugor, pritet të ndryshojë në “AM”, “A1”, “A2”, “A”, “B1”, “B”, “BE”, “C1”, “C1E”, “C”, “CE”, “D1”, “D1E”, “D”, “DE”.

Rinovimi

Duke qenë se kategorizimi i lejedrejtimeve për mjete të ndryshme rrugore pritet të ndryshojë, edhe kohëzgjatja e vlefshmërisë së lejedrejtimeve do të ndryshojë, kryesisht në varësi të moshës. Si rrjedhojë, për lejedrejtimet e kategorive “AM”, “A1”, “A2”, “A”, “B1”, “B”, “BE”, deri në moshën 50 vjeç do të jenë të vlefshme për 10 vjet. Mbi moshën 50 vjeç e deri në moshën 70 vjeç do të jenë të vlefshme për 5 vjet, ndërsa mbi moshën 70 vjeç e deri në moshën 80 vjeç, vlefshmëria e lejedrejtimeve për kategoritë e mësipërme do të jetë 3 vjet. Lejedrejtimet e kategorive “C1”, “C1E”, “C”, “CE” do të kenë një vlefshmëri 5-vjeçare për personat deri në 65 vjeç dhe një vlefshmëri 2-vjeçare për personat mbi 65 vjeç. Për sa u përket kategorive të lejedrejtimeve “D1”, “D1E”, “D”, “DE”, për personat deri në moshën 60 vjeç vlefshmëria e lejedrejtimit është 5 vjet, ndërsa për ata mbi 60 vjeç është 3 vjet. Pas moshës 80-vjeçare, lejedrejtimet duhet të rinovohen vit për vit dhe kandidatët duhet të përmbushin kërkesat psikofizike të përcaktuara nga legjislacioni. Këto ndryshime shpjegohen në Nenin 33, të draftit të projektligjit për ndryshime në Kodin Rrugor.

Lejedrejtimet e veçanta

Për personat me aftësi të kufizuara parashikohen rastet kur ata mund të aftësohen me lejedrejtime të kategorive të ndryshme. Në bazë të ndryshimeve, që priten të ndërmerren në Kodin Rrugor, lejedrejtimet e veçanta për kategoritë “AM”, “A1”, “A2”, “A”, “B1”, “B”, “BE” do të kenë një vlefshmëri 5-vjeçare për personat deri nê moshën 60 dhe 3-vjeçare për personat mbi moshën 60 vjeç. Ndërsa, për kategoritë “C1”, “C1E”, “C”, “CE”, vlefshmëria e lejedrejtimit do të jetë 5 vjet, për personat deri në moshën 50 vjeç. Këto kategori lejedrejtimesh, për persona mbi 50 vjeç dhe deri në 65 vjeç, do të jenë të vlefshme për 3 vjet. Ato nuk mund të rinovohen pas moshës 65 vjeç. Ndërkaq, personat me aftësi të kufizuara nuk mund të aftësohen për lejedrejtimet e kategorive “D1”, “D1E”, “D”, “DE”.

Kategoritë e lejedrejtimit, që parashikohet në draftin e

projektligjit për ndryshime të Kodit Rrugor, në përputhje me

direktivat e Bashkimit Europian

Përshkrim Kategoria Mosha minimale

Ciklomotor me 2 rrota, shpejtësi

maksimale: >25 km/h; <45 km/h,

fuqia <50 cm³; ose <4 kW

AM 16

Motomjet, fuqia: <125 cm³; <11 kW A1 16

Motomjet, fuqia <35 kW A2 18

Motomjet, fuqia >15 kW A

20 (nevojitet

eksperiencë

2-vjeçare me mjete

të kategorisë “A”)

Motomjet me 4 rrota, pesha: 400

kg< X <500 kg, fuqia: <15 kW B1 16

Mjet motorik, pesha: 3.5 t, kapaciteti:

8+1, rimorkio: <750 kg B 18

Mjet motorik si i kategorisë “B”,

rimorkio: <4250 kg BE

18 (nevojitet

paraprakisht

lejedrejtimi i

kategorisë “B”)

Mjet motorik jo si i kategorive “D1” dhe

“D”, pesha: 3.5 t < X < 7.5 t, kapaciteti:

8+1, rimorkio: <750 kg

C1

18 (nevojitet

paraprakisht

lejedrejtimi i

kategorisë “B”)

Mjet motorik si i kategorisë “C1” ose

“B”, rimorkio: 750 kg < X < 12 t C1E

18 (nevojitet

paraprakisht

lejedrejtimi i

kategorisë “C1”)

Mjet motorrik jo si i kategorive D1 dhe

D, pesha: 3.5 t, rimorkio: <750 kg C

21 (nevojitet

paraprakisht

lejedrejtimi i

kategorisë “B”)

Mjet motorik si i kategorisë “C”,

rimorkio: >750 kg CE

21 (nevojitet

paraprakisht

lejedrejtimi i

kategorisë “C”)

Mjet motorik, kapaciteti: 16+1,

Rimorkio: <750 kg D1

21(nevojitet

paraprakisht

lejedrejtimi i

kategorisë “B”)

Mjet motori si i kategorisë “D1”,

rimorkio: >750 kg D1E

21 (nevojitet

paraprakisht

lejedrejtimi i

kategorisë “D1”)

Mjet motorik, kapaciteti: > 8+1,

rimorkio: <750 kg D

24 (nevojitet

paraprakisht

lejedrejtimi i

kategorisë “B”)

Mjet motorik si i kategorisë “D”,

rimorkio: >750 kg DE

24 (nevojitet

paraprakisht

lejedrejtimi i

kategorisë “D”)

Kohëzgjatja e lejedrejtimit të kategorive të ndryshme, që

parashikohet në draftin e projektligjit për ndryshime të Kodit

Rrugor

Kategoria e

mjeteve

Vlefshmëria e lejedrejtimit sipas moshës

AM, A1, A2,

A, B1, B, BE

< 50 vjeç 50 vjeç < X < 70 vjeç > 70 vjeç

10 vjet 5 vjet 3 vjet

C1, C1E, C,

CE

< 65 vjeç > 65 vjeç > 65 vjeç

5 vjet 2 vjet

Për mjetet e

kategorisë C,

CE, ngarkesa:

< 20 ton

D1, D1E, D,

DE

< 60 vjeç > 60 vjeç > 60 vjeç

5 vjet 3 vjet

Lejohet

drejtimi i

mjeteve të

kategorisë

B, BE

Pas moshës 80 vjeç, rinovimi i lejedrejtimit bëhet çdo vit sipas

legjislacionit

Kohëzgjatja e lejedrejtimit të veçantë (special) të kategorive

të ndryshme, që parashikohet në draftin e projektligjit për

ndryshime të Kodit Rrugor

Kategoria e

mjeteve

Vlefshmëria e lejedrejtimit sipas moshës

AM, A1 A2, A,

B1, B, BE

< 60 vjeç > 60 vjeç -

5 vjet 3 vjet -

C1, C1E, C, CE < 50 vjeç 50 < X <65 > 65 vjeç

5 vjet 3 vjet nuk rinovohet

Pas moshës 80 vjeç, rinovimi i lejedrejtimit bëhet çdo vit sipas

legjislacionit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat