Basha: Do gjejmë shkaqet reale të humbjes. Lançon zgjedhjet brenda PD (Video)

Shqipëria

Basha: Do gjejmë shkaqet reale të humbjes. Lançon zgjedhjet brenda PD (Video)

Më: 12 prill 2014 Në ora: 23:10

Partia Demokratike lançon zgjedhjet e reja brenda PD-së, si dhe analizën për të zbuluar shkaqet e humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013.
Përmes një dalje publike nga selia PD-së, Basha njoftoi pasditen e sotme mbylljen e procesit të regjistrimeve dhe hapjen e zgjedhjeve në nivel seksionesh, grupseksisonesh dhe degësh.
Gjithashtu do të bëhet një analizë për të përcaktuar për të vënë gishtin me drejtësi dhe objektivitet mbi shkaqet reale të rezultateve në zgjedhjet e shkuara.
“Le të nisim analizën. Le të vëmë gishtin me drejtësi dhe objektivitet mbi shkaqet reale të rezultateve në zgjedhjet e shkuara. Le të diskutojmë e debatojmë në mënyrë të qytetëruar. Le të reflektojmë e nxjerrim mësimet e duhura në funksion të ringritjes”, tha Basha
Sa i takon zgjedhjeve brenda PD-së, Basha tha se është lëshuar një udhëzim të posaçëm i cili do u bëhet i njohur të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe bashkë me statutin e partisë do të jenë dy dokumentet themelore që do të garantojnë mbarëvajtjen e analizave dhe zgjedhjeve në PD.
“Udhëzimi që kam lëshuar garanton garë, solidaritet, vlerësim të kontributeve dhe rezultateve, hapje dhe përtëritje, qarkullim të drejtimit dhe elitave në përputhje me filozofinë e partive popullore ku bëjmë pjesë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat