“Tahiri-ky humbës i madh” (Video)

Shqipëria

“Tahiri-ky humbës i madh” (Video)

Më: 12 prill 2014 Në ora: 18:17

Ka një emërues të përbashkët për të gjitha këto deklarata dhe qëndrime. Flasin për gjendjen e kriminalitetit për muajin mars.

Por prej tyre del në dritë një fakt i rëndë dhe ai është mashtrimi publik, të paktën nga Ministri i Brendshëm.

Kur Tahiri rrihte shpatullat e çunave dhe gocave të policsë dhe kur kryeministri Rama i thoshte se nuk ka ma të mirë se ai, rezulton që statistikat për krimin e vrasjes, por dhe të gjithë treguesve të tjerë po përkeqësoheshin dita ditës, ndërsa më shumë se gjysma e muajit mars kishte kaluar.
Por në asnjë deklaratë publike, ministri Tahiri dhe kryeministri Rama nuk e kanë pranuar se statistikat i kishin me keq se kur qeveriste Berisha.
Kjo derisa deputetët e opozitës publikuan mesazhin në komisionin hetimor, në të cilin autori i zhgënjyer, i shkruan vartësit se duhet të bëjë më pak gjumë e më shumë punë, të mendojë ku ka gabuar sepse kjo situatë kriminaliteti nuk është ajo që eprori dhe vartësi u kanë premtuar qytetarëve.

Vetëm në orët e vona të mbrëmjes kryeministri mohoi t’i ketë shkruar ministrit, ndërsa gjatë ditës Tahiri kishte pohuar ekzistencën e mesazhit në telefonin e tij

Pak rëndësi ka debati se si ky mesazh përfundoi në telefonin e ish-ministrit të Brendshëm.
Alarmant është mashtrimi publik.

Nëse mesazhi është shkruar nga Ministri i Brendshëm, minimalisht Tahiri vërteton se me deklaratat në media nuk e ka për gjë të gënjejë qytetarët para të cilëve në fillim të vitit bëri një zotim, në emër të tij, oragnizatës së policisë, madje dhe kryeministrit.

Të njëjtën gjë tha dhe në muajin negativ mars, duke dalë nervoz nga zyra e presidentit të Republikës.

Dhe kur nuk ia del të mbash fjalën, gjest normal në çdo vend demokratik është dorëheqja, por për më tepër kur rezulton i pazoti e njëkohësisht mashtron, dorëheqja ose shkarkimi janë domosdoshmëri.

Kryeministri Rama ndonëse reagoi vonë me pyetjet e tij habitore në Twitter, pohoi qëndrimin në detyrë të Tahirit, se më të mirë se ai nuk ka.
Nëse ai nuk u ndje i mashtruar nga statistikat e ministrit, atëherë dyfish i mashtruar është opinioni publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat