Peticion dhe protestë për vrasjen e Karelit

Shqipëria

Peticion dhe protestë për vrasjen e Karelit

Më: 12 prill 2014 Në ora: 14:19

Vrasja makabre dhe torturat çnjerëzore me të cilat iu desh të mbyllte sytë 42-vjeçari shqiptar, i burgosur në burgun e Nigritas (Greqi), kanë nxitur “revoltë” qytetare jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

“UK Albanias Network”, një grup shqiptarësh në Angli kanë nisur një peticion online, përmes së cilit kërkojnë që vrasja e Karelit të dënohet sipas ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut, citon shqiptarja.com.
Peticioni, në argumentimin e mbajtjes së tij, i drejtohet një sërë institucionesh të larta, si Avokatit të Popullit shqiptar dhe grek, ministrisë greke të Drejtësisë dhe Këshillit të Evropës dhe shoqatave për parandalimin e torturave.

Përmes peticionit kërkohet një hetim i drejtë dhe transparent për vdekjen e Ilia Karelit, nga torturat e gardianëve apo autoritet e burgut prej neglizhencës ose qëllimisht, dhe dënim maksimal me të gjithë forcën e ligjit.
Protestë para Ambasadës Greke
Ndërkaq në Tiranë në orën 16:30 para ambasadës greke në Tiranë qytetarët do të zhvillojnë një protestë paqësore kundër torturave ndaj Karelit. Reagimi qytetar u bë edhe më i madh kur media greke “Kathimerini”, publikoi pamjet e kamerave të sigurisë të burgut, që tregonin pjesë nga e vërteta e torturave që iu bënë Ilia Karelit në burgun e Nigiritas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat