Basha: Qeveria i ndau 92% të fondeve për bashkitë e majta

Shqipëria

Basha: Qeveria i ndau 92% të fondeve për bashkitë e majta

Më: 12 prill 2014 Në ora: 12:31

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, gjatë inaugurimit të unazës në Kodër Kamëz, deklaroi se kjo rrugë iu shërben 12 mijë banorëve.

Por në vijim ai lëshoi një sërë akuzash duke thënë se referuar ndarjeve të fondeve për bashkitë, Basha shtoi se bashkia e Tiranës është ajo që përfiton më pak nga këto fonde pavarësisht se qytetarët paguajnë më shumë.

“Në ndarjen e fondeve nga qeveria shqiptare që dje u trumbetua me regji qendrore, 92% e fondeve si me magji iu janë dhënë vetëm njësive vendore me të zgjedhur të majtë. Problemi është qëndrimi dhe mentaliteti i Kryeministrit i cili nuk i shikon problemet e qytetarëve si nevojë për tu zgjidhur”, deklaroi Basha.

Sipas tij diskriminimi mbi baza politike është primitiv, ndaj theksoi se insistohet për konsensus dhe atë konsensus opozita nuk do e përdor për të bllokuar.

Në vijim ai tha se bashkia është një dhe nuk e ka sindromën e vitit zero, por duke marrë përgjegjësitë e veta i kthen sytë nga qytetarët e Tiranës.

Basha deklaroi se nuk ka më diferenca mes zonave, pasi qytetarët janë qytetarë kudo ku jetojnë dhe bashkia po ndjek me përparësi plotësimin e nevojave të qytetarëve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat