Meta Qytetar Nderi i Kukësit

Shqipëria

Meta Qytetar Nderi i Kukësit

Më: 11 prill 2014 Në ora: 17:56

Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, njëherësh dhe kryetar i LSI-së, ka marrë titullin “Qytetar Nderi” i Kukësit në një votim me shumicë në Këshillin Bashkiak. Bashkia dhe këshilli i qytetit verior e motivuan këtë nderim me kontributin që ka dhënë Meta në kohën e krizës së Kosovës në vitin 1999, kur ai në postin e zv. Kryeministrit në atë kohë ishte përfaqësues i qeverise shqiptare në Kukës, e cila ishte dhe qendra më e madhe e menaxhimit të krizës së refugjatëve të luftës.

Në votim kanë marrë pjesë 20 këshilltarë që kanë dhënë votat pro, ndërkohë që katër këshilltarët e PD-së nuk ishin të pranishëm gjatë këtij vendimi.

Titulli Metës, do ti jepet me 16 prill ,kur dhe do të përkujtohet në Kukës kriza Kosovare ndërsa të pranishëm pritet të jene atë ditë edhe dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat