Protestë për vrasjen e Ilia Karelit

Shqipëria

Protestë për vrasjen e Ilia Karelit

Më: 11 prill 2014 Në ora: 17:41

Nesër pritet të organizohet një protestë për vrasjen e të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli. Kjo protestë e cila nuk ka organizator është parashikuar të mbahet nesër pasdite.

Lajmërohet se fillimisht protestuesit do të grumbullohen para Piramidës dhe më pas do të drejtohen drejt ambasadës greke.

“Në datë 12/04/2014 në orën 16:30 do organizohet proteste kundër shtetit grek për vrasjen e Kudret Kumes (Ilia Karelit) në mënyrë makabre. Grumbullimi do bëhet tek Piramida me destinacion ambasadën greke. Duhet të jemi të shumtë në numër për t’i treguar botës se ne jemi të gjallë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat