“Për Belgjikën Shqipëria është një vend evropian”. Kjo është deklarata e ambasadores belge për Ballkanin Perëndimor, Anick Van Calster. Nga Shkodra, ajo tha se vlerësimi i Komisionit Europian do të jetë udhërrëfyesi kryesor mbi të cilin vendet anëtare do të bazojnë votën e tyre.
“Në të ardhmen e Shqipërisë e shikojmë si një vend anëtar brenda Bashkimit Europian. Megjithatë BE është një klub i cili ka rregulla, ndaj që një vend të bëhet shtet anëtar, është e nevojshme që të përmbush të gjitha këto rregulla që kërkohen. Ne monitorojmë vazhdimisht të gjitha hapat që ka ndërmarrë Shqipëria deri tani dhe që do të ndërmarrë me pas”, tha ambasadorja belge për Ballkanin Perëndimor, Anick Van Calster.
Ndërsa për të ngarkuarin me punë të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Clive Rumbold, jo vetëm bashkëpunimi pozitë-opozitë, por i të gjithë faktorëve duhet të shkojë në sinkron më plotësimin e kërkesave qe u bënë publike në dhjetor.
Sipas tij nuk përfundon gjithçka me statusin, pasi atëherë nis rruga më e vështirë.