Shqipëria u kthehen familjarëve pas 6 muajve trupin e marinarit britanik

Shqipëria

Shqipëria u kthehen familjarëve pas 6 muajve trupin e marinarit britanik

Më: 11 prill 2014 Në ora: 16:29

Marinari britanik 67-vjeçar pritej që të takohej me partneren e tij, Amanda Morgan, në Sicili në tetor të vitit të kaluar, pasi ishte nisur nga Greqia me varkë. Por, ai kurrë nuk arriti ta takonte, pasi varka e tij u gjet e dëmtuar në një ishull të vogël të Greqisë, ndërsa trupi i marinarit u gjet në brigjet e Durrësit.

Por vetëm javën e kaluar, rreth pas 6-muajsh nga gjetja e trupit, më në fund familja ka mundur ta marrë atë. Familja është skeptike në lidhje me shkaqet e vërteta të vdekjes, pasi ekzaminimi i trupit të marinarit ka qenë i vonuar. Trupi i Bamford është marrë në portin e Durrësit në Shqipëri, ndërsa autopsia është kryer në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Gruaja e tij ka treguar, se 67-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ishte një entuziast i shëtitjeve me varkë, gjatë gjithë jetës dhe udhëtar i mprehtë. Ai u nis me varkë nga Methoni në Greqi për në Sirakuzë, por ai dhe miku i tij 45-vjeçari Pulau Tiga, u zhdukën në det të hapur.

Ndërsa, zonja Morgan kishte udhëtuar bashkë me qenin Teddy, deri në Sirakuzë dhe ishte duke pritur për t'u bashkuar me Bamford. Morgan tha se, “hera e fundit që fola me Markun në celular ishte 5 tetori. Ai kishte lënë Methonit në Greqinë jugore dhe ngriti velat për në Siraguzë. Më tha se çdo gjë ishte në rregull dhe koha ishte e bukur. Është një udhëtim 450 milje dhe do të merrte një varkë me vela, por kur kaluan 5 ditë nga telefonata e fundit, nisa ta shqetësohem”.

Zonja Morgan, gjyshe e dy nipërve e mbesave, alarmoi rojën bregdetare dhe më 15 tetor nisën kërkimet për dy marinarët. Në kërkime u përfshinë autoritetet italiane, greke, por edhe Interpoli, teksa forcat policore në Britani dhe roja bregdetare, kërkoi pothuajse çdo vend përreth Mesdheut. Anijet dhe avionët kishin skanuar Mesdheun për javë të tëra duke u përpjekur për ta gjetur.

Më 7 nëntor u gjet anija pjesërisht e zhytur, me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, nga një anije ruse mallrash, në afërsi të Paxos, ishullit të vogël grek në detin Jon.

Të dy anët e jashtme ishin shqyer, ndërsa timoni dhe direku ishin shkatërruar. Janë gjetur vrima në sistemin qendror dhe litari ishte i mbështjellë rreth helikës.

Më vonë policia i informoi familjarët se, trupi i Markut u zbulua në Adriatik më 28 nëntor, më shumë se 280 kilometra nga vendi ku u pa nga një anije mallrash, ruse. Por, trupi i marinarit tjetër ende nuk është gjetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat