Dëborë në Korçë

Shqipëria

Dëborë në Korçë

Më: 11 prill 2014 Në ora: 16:16

Ndërsa të gjithë presim që temperaturat të rriten, po ndodh e kundërta. Pas temperaturave të ngroha vendi është përfshirë nga shirat dhe në vendet malore edhe nga dëbora.

I gjithë qyteti i Korçës është mbuluar nga dëbora, reshjet e se cilës kanë vijuar për disa ore. Në këtë qytet temperaturat kanë shënuar një ulje të ndjeshme. Çrregullimet e motit me reshje, kthjellime dhe lëvizje të temperaturave do të na shoqërojnë deri në fillim të javës se ardhshme.

Brenda dy ditësh temperaturat kanë shënuar një ulje me 6 deri në 7 gradë celsius në të gjithë vendin. Edhe ditën e shtunë temperaturat do të shënojnë një tjetër ulje me 2 deri në 3 gradë celsius në orët e para të mëngjesit, duke bërë që në zonat malore termometri të shënoje vlera negative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat