INUK prish hotelin 5-katësh në Dhërmi

Shqipëria

INUK prish hotelin 5-katësh në Dhërmi

Më: 11 prill 2014 Në ora: 11:48

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), ka bërë të ditur se ka nisur prishja e një objekti 5-katësh, në Dhërmi.

Objekti që po prishet është një hotel dhe ndodhet në brezin e parë të rërës, pa leje dhe pa dokumente pronësie.

Bëhet fjalë për një hotel të ndërtuar në nga kryeplaku i fshatit të Dhërmi Gjik Stramarku, i cili në bashkëpunim me ish- regjistruesin e hipotekës së Vlorës, Eduart Dervishi ka tjetërsuar pronën publike, duke përfituar 1600 metra katrorë plazh në vijën bregdetare të këtij fshati.

Gjatë ditës së djeshme, u publikua edhe kallëzimi në Prokurorinë e Vlorës, i bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pranë Kryeministrit.

Kreu i INUK Zyhdi Dajti ndodhet në krye të operacionit, i shoqëruar nga forcat xheniere të ushtrisë. INUK informon se objekti do të shembet me shpërthim të kontrolluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat