Lëvizjet në Policinë e Shtetit, mblidhet sot Komisioni Hetimor

Shqipëria

Lëvizjet në Policinë e Shtetit, mblidhet sot Komisioni Hetimor

Më: 11 prill 2014 Në ora: 10:44

Komisionin Hetimor për largimet, lëvizjet, emërimet në Policinë e Shtetit në Kuvendin e Shqipërisë pritet të mblidhet sërish sot për të vijuar punën e tij.

Gjatë seancës që do të zhvillohet sot pritet të përfundojë seksioni i dëgjesave. Sipas programit, në Komision sot pritet të marrë pjesë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj.

Më parë në komision kanë dëshmuar si të njohur me fakte, drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe një pjesë e mirë e punonjësve aktuale, por dhe ish-punonjësve të Policisë së Shtetit.

Komisioni Hetimor përbëhet nga 15-të anëtare, 7 nga opozita dhe 8 nga maxhoranca. Komisioni i Kërkuar nga Partia Demokratike drejtohet nga deputeti i PD-së, Arben Ristani, ndërsa nënkryetar është deputet i PS-së, Taulant Balla.

Komisioni Hetimor i votuar më datë 13 shkurt 2014 në Kuvendin e Shqipërisë, nisi punën më datë 17 shkurt dhe sipas vendimit të Kuvendit ka një kohëzgjatje prej 2 muajsh, pra pritet të japë konkluzionet e tij më datë 17-prill.

Burime pranë Partisë Demokratike kanë bërë të ditur se deputetët e opozitës po përgatisin shkresën zyrtare për të kërkuar shtyrjen e afatit të punës së tij edhe për një muaj, pasi komisioni është në fazën e hetimeve dhe ende nuk kanë nisur diskutimet për të nxjerrë përfundimet e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat