Basha, Palokës e Bregut: Jo me Metën vizitë në Danimarkë

Shqipëria

Basha, Palokës e Bregut: Jo me Metën vizitë në Danimarkë

Më: 11 prill 2014 Në ora: 09:44

Situata nuk është e qetë në kampin e PD-së teksa po tentohet që deputetët të futen në “karantinë” për të mos komunikuar fare me kundërshtarët. Duke e izoluar grupin e PD-së nga lëvizjet jashtë vendit në përbërje të delegacioneve parlamentare, për të dhënë sado pak mesazhin se kur bëhet fjalë për diplomacinë në funksion të integrimit në BE, opozita është e gatshme të japë sinjalet e saj pozitive.

Vetëm një javë më parë teksa kreu i Kuvendit Ilir Meta, në krye të një delegacioni parlamentar në përbërje të të cilit gjendeshin krerët e grupeve të mazhorancës dhe opozitës, drejtues të komisioneve parlamentare, bëri vizitë në Mbretërinë e Danimarkës, Basha ka urdhëruar kreun e grupit të PD-së Edi Paloka dhe kryetaren e Komisionit Parlamentar të Integrimit, njëherësh ish-ministre Integrimi e deputete e PD-së Majlinda Bregu, që të mos shkojnë në përbërje të këtij delegacioni.

Ndërsa një gjë e tillë i është kërkuar dhe kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizit dhe deputetit të PR-së Agron Duka, që refuzuan kërkesën kreut të PD-së, duke realizuar vizitën në Danimarkë. Argumenti i dhënë për të mos marrë pjesë në këtë vizitë të rëndësishme të delegacionit të kryesuar nga Meta për lobim në favor të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, pikërisht në një vend skeptik si Danimarka, ka qënë i lidhur me qëndrimin e fortë ndaj mazhorancës dhe veprimeve sipas Bashës që bien ndesh me spiratat e Shqipërisë për të qënë pjesë e familjes evropiane.

Mësohet se kjo ka shkaktuar mjaft tension në marrëdhëniet brenda kupolës blu, teksa në mbledhjen e grupit të PD-së dy ditë më parë është kontestuar mjaft marrja si kauzë fitorja e Orban në Hungari dhe humbja e së majtës franceze në lokale, duke thënë se PD e vendi ka mjaft probleme. Ndërsa Basha ka përgatitur skemën e hyrje-daljeve të deputetëve të PD-së në sallë sipas situatës, riporositi që asnjë kafe të mos pihet as në ambientet e Kuvendit me deputetët e PS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat