Debate në Kuvend për vrasjen e Karelit në Greqi, Naço: Autorët të dënohen

Shqipëria

Debate në Kuvend për vrasjen e Karelit në Greqi, Naço: Autorët të dënohen

Më: 10 prill 2014 Në ora: 17:44

Në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë është përmendur gjatë diskutimeve edhe vrasja e masakrimi i Ilia Karelit në qelitë e burgut të Nigritas në Greqi.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputeti i PS-së, Pirro Lutaj dhe deputeti i PD-së, Gerti Bogdani kërkuan drejtësi nga autoritetet greke dhe ndëshkim të përgjegjësve.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se “dënon aktet e trajtimit çnjerëzor të shqiptarëve në burgjet greke”.
“Kërkojmë drejtësi nga autoritetet greke për vdekjen e Ilia Karlit. Kërkoj të dhëna të plota për ngjarjen”, tha Naço.
Ndërsa deputeti i PS-së, Pirro Lutaj ka dënuar aktin e gardianëve të burgut grek dhe ka kërkuar dënimin e tyre.
Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani ka kërkuar drejtësi dhe ka dënuar ngjarjen e rëndë. Sipas aktakuzës rojet e burgut të Nigritas, gjithsej 15 në numër, kanë torturuar për më shumë se 2 orë sistematikisht dhe vazhdimisht 42-vjeçarin shqiptar, në mënyrë që ta ndëshkonin atë për vrasjen e kolegut të tyre, Jorgos Tsironis në burgun e Malandrinos.
Këto tortura kryheshin në dhomën e pritjes në burgun e Nigritas e quajtur në gjuhën e rojeve si “frigoriferi”, në të cilën eshte çuar dhe Kareli menjëherë pas transferimit deri sa të përgatitej qelia e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat