AKKP: Ish-kryeplaku i Dhërmiut ka përftuar tokë me dokumenta fallco

Shqipëria

AKKP: Ish-kryeplaku i Dhërmiut ka përftuar tokë me dokumenta fallco

Më: 10 prill 2014 Në ora: 16:46

Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pas rekomandimit të Task Forcës, ka nisur procedimin penal për ish-kryeplakun e fshatit Dhërmi Gjik Stramarko dhe ish-regjistruesin e e zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshmë (ZVRPP) të Vlorës, Eduard Dervishi.
Përmes një njoftimi për shtyp mësohet se pas raportit të Task Forcës, Stramarko, me anë të falsifikimit të dokumentacionit ka përfituar një sipërfaqe toke prej 1600 m2, në Dhërmi, në kundërshtim me ligjin.
Në njoftim thuhet se pas verifikimeve të kryera rezulton se kjo pasuri është përfituar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, çka ka bërë të mundur që ish-kryeplaku Stramarko të përftojë dy leje ndërtimi, si dhe dy leje legalizimi, ku më pas është ngritur një objekt 4 katësh.
Sipas raportit të Task Forcë, prona e cila është përvetësuar nga Gjik Stramarko është e pozicionuar në një përrua, i cili është pasuri publike.

Ndërkohë, që kallëzimi penal ndaj ish regjistruesit të ZVRPP Vlorë Eduard Dervishi është kryer pasi nga ana e tij nuk është kërkuar konfirmimi i aktit të paraqitur për fitimin e titullit të pronësisë që të mund të vërtetojë pronësinë dhe kufijtë e pasurisë.
Në këto kushte, lexohet në njoftimin për shtyp, duke qenë se vendimi i mësipërm nuk ekziston, nga ana e ish-regjistruesit të ZVRPP Vlorë duhej të bëhej refuzimi i regjistrimit fillestar, si dhe refuzim i regjistrimit të lejeve të ndërtimit në favor të Stramarkos.
Kështu kundrejt ish regjistruesit Dervishi ekzistojnë dyshime për vepra penale të “Shpërdorimit të detyrës” si dhe përfitime materiale ose jomateriale të padrejta.
Dosja ndaj Stramarkos dhe Dervishit i është dorëzuar Prokurorisë së Vlorës e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. - See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/akkp-ish-kryeplaku-i-dh-rmiut-ka--p-rftuar-tok--me-dokumenta-fallco-209183.html#sthash.vOpuezK7.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat