KQZ merr pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Hungari

Shqipëria

KQZ merr pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Hungari

Më: 10 prill 2014 Në ora: 14:00

jë delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë i përbërë nga anëtarët Vera Shtjefni, Hysen Osmanaj, Klement Zguri dhe një pjesë e administratës të KQZ-së, me ftesë të Zyrës Kombëtare të Zgjedhjeve të Hungarisë, vëzhguan procesin e votimit të datës 6 prill, që u zhvillua për zgjedhjet parlamentare në Hungari.
Në nje njoftim të zyrës së shtypit të KQZ-së, bëhët e ditur se “në datën 5 prill në mënyrë që vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të kishin një pasqyrim të qartë rreth sistemit elektoral në Hungari, ACEEEO (Shoqata e Zyrtarëve të Zgjedhjeve në Evropë) dha kontributin e saj në këtë proçes zgjedhor, duke organizuar një seminar për vëzhguesit, në lidhje me njohjen e sistemit të zgjedhjeve parlamentare në Hungari”.
Në fjalën e tij përshëndetëse Sekretari i Përgjithshëm i ACEEEO-s, Zsolt Szolnoki falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se vëzhgimi i zgjedhjeve është një nga mënyrat më transparente dhe sistematike për inkurajimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Gjatë këtij seminari, ekspertët e paanshëm zgjedhor të Hungarisë gjatë dhënies së leksionit, si dhe nëpërmjet seancave të pyetje përgjigjeve, prezantuan për të pranishmit dhe i njohën ata me sistemin zgjedhor parlamentar në përgjithësi, me ndryshimet e fundit në legjislacionin zgjedhor, me procedurat përgatitore që ndiqen për organizimin e zgjedhjeve, me procedurat që ndiqen në ditën e zgjedhjeve në qendrën e votimit dhe numërimit të votave, si dhe procesin post zgjedhor.
Ndërsa në 6 prill në selinë e Zyrës Kombëtare të Zgjedhjeve të Hugarisë, u kryen dhe procedurat e akreditimit si vëzhgues, si dhe u monitoruan disa qendra votimi të qytetit të Budapestit, gjatë ditës së votimit, duke u njohur më nga afër me procedurën dhe elementë praktikë të këtij procesi zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat