Rama në fundjavë në Vlorë do ndajë leje legalizimi falas

Shqipëria

Rama në fundjavë në Vlorë do ndajë leje legalizimi falas

Më: 10 prill 2014 Në ora: 09:37

Kryeministri Edi Rama në fundjavë pritet të shpërndajë dokumentet e legalizimit të banesave në Vlorë. Janë 25 emra të cilët pritet të marrin në dorë titujt e pronësisë, duke zgjeruar dhe më shumë “hartën” e legalizimit në të gjithë vendin, ku prioritet po merr gjithnjë e më shumë vija bregdetare e vendit, si dhe kryeqyteti.

Dhe të gjitha këto legalizime, ashtu sikurse ishte premtuar gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit do bëhen falas, duke dërguar ALUIZN-in tek qytetarët dhe jo anasjelltas. Në këtë mënyrë do të marrë fund plaga e vjetër që ka shoqërtuar qytetarët shqiptarë për gati 20 vite, dhe ku janë ndjerë të pasigurtë në pronën e tyre. Me letrat që marrin në dorë, sikurse dhe ka ndodhur tashmë në zonën e Durrësit, në Tiranë, në Lezhë, qytetari që legalizon pronën e tij ka një kapital, dhe me këto letra ai mund të shkojë në bankë të marrë një kredi për të hapur një biznes të vetin, të vetëpunësohet apo dhe të bëjë një aktivitet tregtar dhe ekonomik. Ndërsa personat që kanë ndërtuar në tokën e vet nuk do paguajnë për legalizimin e banesës së tyre. Kurse ata, që kanë ndërtuar në një pjesë toke të shtetit do ndjekin një procedurë tjetër.

“Kush paguan menjëherë ka 20% ulje çmimi dhe përfitim letrash me vlerë. Kush s’guan menjëherë e merr përsëri legalizimin, bëhet pronar dhe ka mundësi të paguaj pas një viti por nuk përfiton nga ulja 20% por vetëm pjesën e letrave me vlerë. Kush nuk paguan as pas një viti nuk përfiton asnjë ulje e merr legalizimin por ka kufizim hipotekor. Është pronë që mund të shitet por kufizimin e merr ai që e blen” tha Rama në Durrës të dielën e kaluar. Ndërsa procedura e legalizimit tashmë është bërë edhe më e thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat