Ndryshon ligji, më shumë kufizime për SHIU-un

Shqipëria

Ndryshon ligji, më shumë kufizime për SHIU-un

Më: 10 prill 2014 Në ora: 08:26

Qeveria ka ndryshuar ligjin për Shërbimin Informativ të Ushtrisë, p/ligj që nuk ka dalë në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave ndërsa është pranuar nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për mediat. Ajo tha se tejkalimi i kompetencave të këtij institucioni që çoi në veprime të paligjshme është në Prokurori.

Risia që sjell projektligji i ri është kufizimi i veprimtarisë së këtij shërbimi atje ku Kushtetuta e përcakton se si duhet të jetë kjo veprimtari dhe fokusimi i këtij shërbimi tek FA, dhe Ministria e Mbrojtjes dhe padyshim fokusimi tek ato shërbime apo aksione të kërkuara nga agjencitë homologe, qofshin të NATO-s apo të BE-së apo të partnerëve, ku Shqipëria ka mërrëdhënie dypalëshe me ta.

E fokusuar te siguria që duhet të krijojë ky shërbim tek FA dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, në të gjithë hallkën e vet të komandimit. Ky është një shërbim suplementar, komplementar me shërbimet e tjera të inteligjencës, por gjithmonë i fokusuar vetëm në këtë drejtim. Kodheli shprehet se beson në mbështetje për SHIU-n dhe për draftet, si pjesë e paketës së ndryshimeve ligjore përsa i përket FA-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, pa dalë nga fusha e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat