Reforma në FA, Alibeaj: Halli i qeverisë tek pronat e ushtrisë, letrat e Tahirit lojë politike

Shqipëria

Reforma në FA, Alibeaj: Halli i qeverisë tek pronat e ushtrisë, letrat e Tahirit lojë politike

Më: 10 prill 2014 Në ora: 01:16

Mazhoranca qeverisëse ka nisur një luftë politike ndaj institucionit të Presidentit, përmes të cilës synon të godasë të gjithë institucinet e pavarura. Kështu konstaton ish-Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ndërsa kalon në skaner konfliktin mes ekzekutivit dhe Presidencës.
Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit, Patrik Sadikaj, Alibeaj foli dhe për reformën në Forcat e Armatosura që sipas tij ka vetëm një qëllim, marrjen e kompetencës së administrimit të pronave të ushtrisë dhe denigrimin e figurës së Presidentit. Në këtë kontekst, Alibeaj vlerëson se kësaj nisme duhet ti vihet fre një orë e më parë.
Ndërkaq referuar letrave publike të Ministrit Tahiri adresuar Presidentit Nishani, ish-deputeti i legjislaturës së fundit të Kuvendit, Enkelejd Alibeaj, tha se kjo është një lojë politike për t’ia faturuar përgjegjësinë e problematikës në sistemin e drejtësisë, Presidentit të Republikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat