Hetimi parlamentar i Kuvendit për Policinë e Shtetit

Shqipëria

Hetimi parlamentar i Kuvendit për Policinë e Shtetit

Më: 10 prill 2014 Në ora: 00:24

Në Komisionin Hetimor Parlamentar për lëvizjet në Policinë e Shtetit, deputetët socialistë kanë paraqitur një aktekspertizë ku firma mbi listën notave të Arjan Hoxhës cilësohet e falsifikuar dhe njoftuan se do t’ia dërgojnë Prokurorisë për hetim. Nderkohe qe gjate marrjes ne pyetje nga deputetet ish zevendesdrejtori i Policise se Tiranes, Erzen Brecani largimin e tij e ka cilesuar vendim politik.

Hakmarrja e ministrit te Brendshem, Sajmir Tahiri eshtë ajo qe ish zevendesdrejtori i Policise se Tiranes Erzen Brecani thote se e ka lene sot pa pune. Vendim politik e cilesoi ai largimin nga radhet e uniformave blu.
Konflikti me deputetet e opozites se athershme, qeveritare te sotem, sipas ish efektivit te policise se shtetit ka ardhur pasi ai ishte aty per te respektuar ligjin
Nuk beson se mesazhi i publikuar ne facebook ne korrik te 2013 eshte motivacioni i shkarkimit, pasi ish drejtori i pergjithshem i policise ja njihte mire meritat ndonese ka sqaruar edhe njehere se ne rrjetin social ka shkruar I biri 10 vjecar
Ish zevendesdrejtori i policise se Tiranes, Erzen Brecani u tha deputeteve te komisionit hetimor se ka nje kontribut te rendesishmesishme ne radhet e uniformave blu, ka marre nje sere certifikatash e vleresimesh dhe ka punuar me devotshmeri e perkushtim nderkokhe qe vendimin e ka ankimuar
Me heret Taulant Balla tha se do t’i kërkoje Prokurorisë nisjen e një procedimi penal ndaj Arjan Hoxhës, ish-drejtuesi i antikrimit ekonomik në Policinë e Tiranës, të cilin e akuzojnë për falsifikim të diplomës.
Arjan Hoxha hodhi poshtë akuzën duke i dorëzuar komisionit vërtetimin e listës së notave nga Akademia e Rendit por deputetët e mazhorancës cituan një aktekspertizë të vitit 1999 ku firma e drejtorit të Akademisë në listën e notave deklarohet e falsifikuar.
Demokratët lanë të kuptohej se sulmi ndaj Hoxhës ka prapavija krahinore.
Arjan Hoxha përsëriti se struktura e antikrimit ekonomik që drejtonte është shkrirë si hakmarrje nga ana e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas arrestimit të babait të tij për kontrabandë. Tahiri tha ai e ka kërcënuar me fjalët “lutu që të mos fitojmë ne më 23 qershor”, akuzë për të cilën u shpreh i gatshëm të përballet me ministrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat