Doda: Partitë Komuniste të shpallen të jashtëligjshme (Video)

Shqipëria

Doda: Partitë Komuniste të shpallen të jashtëligjshme (Video)

Më: 9 prill 2014 Në ora: 23:52

Pas tentativës së dështuar të Partisë së Punës së Riorganizuar, për të rrëzuar monumentin e mbretit Zog, deputetja demokrate Mesila Doda, kërkon që partitë komuniste në Shqipëri, të nxirren jashtë ligjit.

Pak dite pas tentatives per te rrezuar shtatoren e Ahmet Zogut, Partia e Punes se Shqiperise se Riorganizuar merr persiper kete akt. Madje kryetari i saj Marko Dajti ka deklaruar ne media se nuk do te heqe dore nga realizimi i ketij qellimi dhe se me 16 tetor komunistet do te ngrejne bustin e Enver Hoxhes ne Tirane. Por tentativen per te rrezuar shtatoren e mbretit Zog, deputetja demokrate, Mesila Doda e quan nje akt terrorist. Ndaj u ben thirrje forcave politike qe te rikthejne ligjin qe ndalon krijimin e Partive Komuniste ne vend.
Per deputeten demokrate, te tilla akte nuk jane rrufe ne qiell te hapur. Ajo thote se periudha e diktatures komuniste po glorifikohet nga nje pjese e mazhorances.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat