LSI: Jo prekjes së kompetencave kushtetuese të Presidentit

Shqipëria

LSI: Jo prekjes së kompetencave kushtetuese të Presidentit

Më: 9 prill 2014 Në ora: 18:36

Aleatja në qeverisje e socialistëve, Lëvizja Socialsite për Integrim konfirmon përmes Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, se nuk do të votojë pro në Kuvend asnjë ndryshim, që prek kompetencat kushtetuese të Presidentit Nishani, i cili njëherazi është edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe anëtar i kabinetit qeverisë, Naço thotë se edhe pse mazhoranca i ka të gjitha votat për të bërë ndryshime në ligj, më parë do të ketë konsulta me partnerët ndërkombëtarë.

Një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në një intervistë për Klan deklaroi se me ndryshimet në projektligjin « Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe Komandimit të Forcave të Armatosura », kryeministri Rama po tenton t’i heqë kompetencat që ia garanton kushtetuta. Sipas tij, me këtë projektligj qeveria po shkel ndarjen e pushteteve, po synon të deformojë mekanizmat e demokracisë dhe se po kërkon të vërë nën kontroll pronat e ushtrisë. Ndaj ai i bëri apel Kuvendit që ta rrezojë këtë nismë dhe tha se për këtë çështje do të vërë në dijeni edhe partnertë tanë në NATO.

Ndërsa ish –presidenti Meidani, pas publikimit të projektligjit në media, shkruajti në faqen e tij në Facebook se « çdo përpjekje e hapur ose e fshehtë për akumulim pushteti e rritje kompetencash në kurriz të zvogëlimit të kompetencave të personave dhe pushteteve të tjera, pa argumenta ligjore, por me pretendime të llojllojshme, bëhet jo vetëm e rrezikshme për demokracinë, por dhe e ushqen vendimmarrjen autokratike

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat