Amnistia, nesër 100 të burgosur fitojnë “lirinë”, ja cilët përfitojnë

Shqipëria

Amnistia, nesër 100 të burgosur fitojnë “lirinë”, ja cilët përfitojnë

Më: 9 prill 2014 Në ora: 14:32

Nesër do të lirohen të dënuarit e parë, të cilët përfitojnë nga aministia e miratuar në mars në Parlament dhe e dekretuar nga presidenti Nishani. 88 të burgosur në institucionin e vuajtjes së dënimit në Drenovë dhe 5 të dënuar në dhomat e paraburgimi në qytetin e Vlorë, do të jenë të parët që përfitojnë nga kjo aministri.

Drejtori i burgut të Drenovës, Filip Ulndreaj tha se është përpiluar një plan masash në bashkëpunim me policinë. Ai bëri të ditur se numri i personave që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës dhe që do të përfitojnë nga amnistia, arrin deri në 200.

Ndërkaq, sipas drejtorit të paraburgimi në Vlorë, Bashkim Habili, personat të cilët nesër do të lënë qelinë e paraburgimit, janë me vepra më të lehta penale se të tjerët. Habili ka sqaruar se do të ketë edhe një fazë tjetër pasi do të shqyrtohen nga gjykatësit edhe rastet e tjera, por që posedojnë procedime penale më të lehta se të tjerët.

Kategoritë që përfitojnë nga amnistia
Amnistia është një akt që lehtëson të dënuarit, kryesisht të miturit dhe vajzat
Janë disa kategori të reja që do të përfitojnë nga falja e përgjithshme. Konkretisht, masa më e madhe është për ata persona që janë dënuar deri në 3 vjet ose ajo kategori personash që i kanë mbetur 3 vite dënim, por që nuk kanë kryer vepra penale që cilësohen si krime të rënda.

Veç kësaj, gama e faljes u shtri edhe tek mosha e të burgosurve. Konkretisht, gratë e burgosura të cilat në momentin e hyrjes në fuqi të kësaj kanë mbushur moshën 50 vjeç dhe burrat që mbushin 60 vjeç do të përfitojnë nga amnistia, pasi sipas ligjvënësve, rrezikshmëria e tyre është tejet e ulët.

Veç kësaj, është përcaktuar falja me 1 vit e gjysmë të dënimit të grave dhe të miturve, vetëm në rast nëse ata nuk kanë kryer vepra të rënda penale. Pra, nëse këto dy kategori janë dënuar për vepra penale të cilat nuk karakterizohen si krime të rënda dhe kanë për të bërë më shumë se sa tri vite burg, atyre i ulet automatikisht një vit e gjysmë nga dënimi. Aspekti tjetër i amnistisë ishte dhe fakti se nga kjo do të përfitojnë edhe një shtresë e të dënuarve që e kanë marrë këtë vendim nga gjykata edhe për krime të rënda.

Eshtë parashikuar që nga amnistia të përfitojnë edhe ato persona që kanë kryer 9/10 të dënimit, pavarësisht se mund të jenë të dënuar për vrasje. Nëse një person është dënuar me 15 vjet për vrasje dhe ka kryer 9/10 e dënimit do të lirohet nga hyrja në fuqi e amnistisë, pasi sipas ligjvënëse të Komisionit të Ligjeve, ata e kanë marrë ndëshkimin nga ligji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat