Shqipëri: TAP merr lejen, ndërtimi nis më 2015

Shqipëria

Shqipëri: TAP merr lejen, ndërtimi nis më 2015

Më: 9 prill 2014 Në ora: 12:43

Gazsjellësi TAP do ta fillojë ndërtimin e seksionit në Shqipëri në vitin 2015. Dje Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen zhvillimore komplekse Faza 1.

Sipas përfaqësuesve të TAP, është edhe një ndër lejet më të rëndësishme. Menaxheri i TAP për vendin tonë, Shkëlqim Bozgo, tha dje se vendimi i KKT-së i hap rrugë ndërtimit të gazsjellësit. “Ne jemi të nderuar që sot marrim aprovimin e autoritetit më të lartë shqiptar në fushën e planifikimit të territorit, Këshilli Kombëtar i Territorit. Kjo leje hap rrugën për fillimin e punës ndërtimore në Shqipëri, shkruan Panorama.

Takimi i sotëm përfaqëson një hap tjetër madhor në bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet qeverisë shqiptare dhe projektit “TAP” dhe ne shpresojmë që të bashkëpunojmë ngushtësisht në të ardhmen për ta bërë TAP-in një histori suksesi”, tha ai. P

Por, leja e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit pritet që të pasohet nga leje të tjera që janë në tagrin e Ministrisë së Energjisë, dhe kjo është faza e dytë. Dhënia e lejes nga kjo ministri i hap rrugë konkretisht fillimit të ndërtimit sipas zonave përkatëse ku kalon tubacioni i TAP-it. Përpara se të nisë puna për këtë, gjithsesi duhet që të përgatitet edhe terreni i duhur për punimet. Nga të dhënat që TAP ka të detajuara në projektin e tij, aktivitetet e ndërtimit do të nisin me rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugëve dytësore dhe urave në Shqipëri duke nisur nga viti 2015, dhe kjo fazë do të ndiqet nga shtrimi i tubacionit të gazsjellësit dhe ndërtimi i faciliteteve të tjera lidhur me infrastrukturën e transportit të gazit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat