Task Force kundër korrupsionit, Llalla vendos shtimin e prokurorëve

Shqipëria

Task Force kundër korrupsionit, Llalla vendos shtimin e prokurorëve

Më: 9 prill 2014 Në ora: 11:55

Në kuadër të forcimit të luftës kundër korrupsionit, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, vendosi shtimin e prokurorëve në disa prej Njësive të Përbashkëta Hetimore Task-Force kryesore në Shqipëri.
Kjo masë vjen pas ngritjes në nivel Drejtorie të Sektorit të Hetimit të Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme.
Gjatë muajve të fundit është konstatuar rritje e ndjeshme e ngarkesës së punës në Njësitë e Përbashkëta Hetimore.
Për këtë arsye, duke e konsideruar luftën kundër korrupsionit si prioritet kryesor të punës së prokurorisë, z. Llalla e vlerëson të domosdoshme forcimin e Njësitë e Përbashkëta Hetimore me kapacitete njerëzore dhe infrastrukturore.
Në bazë të urdhërit të firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm ditën e sotme (e mërkurë-09.04.2014), caktohen në strukturat antikorrupsion në Prokurori, si më poshtë:
1. Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Force, Tiranë, shtohen dy prokurorë të komanduar;
- Deniona Katro, e cila do të jetë e komanduar edhe drejtuese e njësisë
- Ramadan Troci
- Drejtuesi i mëparshëm kësaj njësie, prokuror Gentian Trenova, do të vijojë të ushtrojë funksionet pranë kësaj njësie.
Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 10 prokurorë
2. Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Durrës Task-Force, shtohen dy prokurorë të komanduar;
- Dritan Gina
- Alma Kola
Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 5 prokurorë
3. Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Vlorë Task-Force, shtohet një prokuror i komanduar;
- Albert Kuliçi
Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 3 prokurorë
4. Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan do të strukturohet Njësia e Përbashkët Hetimore Task-Force. Krijimi i njësisë në Elbasan është deklaruar nga Prokurori i Përgjithshëm gjatë analizës vjetore për viitn 2013, e cila u zhvillua në muajin Shkurt 2014. Në këtë Njësi janë caktuar tre prokurorë:
- Enkelejda Millonai
- Bledar Mustafaraj
- Kreshnik Ajazi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat