Komisioni hetimor për lëvizjet në Polici

Shqipëria

Komisioni hetimor për lëvizjet në Polici

Më: 9 prill 2014 Në ora: 11:41

Komisioni Hetimor Parlamentar për lëvizjet në policinë e shtetit pritet të vazhdojë edhe sot me dëgjimin e dëshmitarëve. Në listë janë disa ish-drejtues të shkarkuar ku spikasin emrat e Benard Çaushajt dhe Erzen Breçanit. Gjatë ditës së djeshme, Arjan Hoxha, ish-drejtues i antikrimit ekonomik dhe financiar në Policinë e Tiranës, e ka cilësuar shkrirjen e këtij sektori si një hakmarrje të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas arrestimit të babait të tij për kontrabandë ilaçesh. Ndërsa socialistët e akuzuan Hoxhën se ka falsifikuar diplomën. Më parë ka qenë rradha e ish-zv/drejtorit të përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, i cili deklaroi se ka kërkuar vetë largimin nga kjo detyrë. Ndërsa zv/drejtori aktual, Sokol Bizhga, pohoi se i plotëson të gjitha kriteret që kërkon pozicioni i tij, por u shpreh i gatshëm të largohej nëse Komisioni do të vërtetonte të kundërtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat