Rama në Raiuno: Asnjë plan për legalizimin e marijuanës

Shqipëria

Rama në Raiuno: Asnjë plan për legalizimin e marijuanës

Më: 9 prill 2014 Në ora: 11:40

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk ka asnjë plan të afërt për të legalizuar marijuanën. Në një intervistë për emisionin “Porta a Porta” në tv Italian RaiUno, Rama tha: “Legalizimi i marijuanës është një diskutim të cilin do të preferoja të mos e bëja. Pastaj nuk I takon Shqipërisë të shkojë më tutje, të marrë një vendim të tillë, kur cështja e legalizimit të marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara në BE”.
Për të njëjtin program është intervistuar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili për çështjen e Lazaratit deklaroi se duhet më shumë një plan afatgjatë për këtë komunë sesa një ndërhyrje policore. “Lazarati nuk duhet luftuar por shpëtuar”, është shprehur Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat