​Grekët dorëzojnë zemrën e Ilia Karelit

Shqipëria

​Grekët dorëzojnë zemrën e Ilia Karelit

Më: 8 prill 2014 Në ora: 21:54

Më konkretisht, eksperti mjeko-ligjor, po insiston në disa analiza histopatologjike të zemës, që konsistojnë në dëmtimet që ajo ka pësuar prej elektroshokut, pasi nga hetimet paraprake kishte rezultuar se shqiptarit iu gjetën shenja djegieje në gishta, gjë që të bën të dyshosh se ai ishte torturuar me rrymë elektrike apo i ishte nënshtruar elektroshokut.

Zemra e Ilia Karelit aktualisht ndodhet në Mjekësinë Ligjore të Selanikut dhe do t’i kthehet Shqipërisë brenda një kohe të shkurtër. Burime të TVA1 kanë bërë me dije se organi i zemrës së Karelit, që ruhet në morg, brenda një jave pritet të sillet në Shqipëri.

Kjo, bëhet me qëllim zbardhjen e plotë të pikëpyetjeve që mundojnë aktualisht ekspertët lidhur me rrethanat e vdekjes së shqiptarit Ilir kareli, i cili në të vërtetë mbante identititin Kudret Kume.

Sipas përllogaritjeve që kanë bërë ekspertët, për disa ditë mbushen 3 javë që nga dalja e përgjigjeve të analizave histopatologjike, ku do të përcaktohen plotësisht shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së të burgosurit shqiptar, ndonëse paraprakisht rezulton se ai gjeti vdekjen nga torturat.

Më konkretisht, eksperti mjeko-ligjor, po insiston në disa analiza histopatologjike të zemës, që konsistojnë në dëmtimet që ajo ka pësuar prej elektroshokut, pasi nga hetimet paraprake kishte rezultuar se shqiptarit iu gjetën shenja djegieje në gishta, gjë që të bën të dyshosh se ai ishte torturuar me rrymë elektrike apo i ishte nënshtruar elektroshokut.

Ekspertët greke e kanë justifikuar mbajtjen deri më tani të zemrës së Karelit, me faktin se u është dashur për të zbardhur pikërisht këto rrethana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat