Edi Rama: Herët për të folur për legalizimin e marihuanës

Shqipëria

Edi Rama: Herët për të folur për legalizimin e marihuanës

Më: 8 prill 2014 Në ora: 19:34

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se Shqipëria nuk është gati për legalizimin e marihuanës.

Thotë se në kohën kur as vende më të zhvilluara nuk e bëjnë një gjë të tillë, s'ka pse kjo të ndodh me Shqipërinë.

“Legalizimi i marihuanës është një diskutim të cilin do të preferoja të mos e bëja. Pastaj nuk i takon Shqipërisë të shkojë më tutje, të marrë një vendim të tillë, kur çështja e legalizimit të marihuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të të përqëndruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku", tha Rama për emisionin italian "Porta a Porta".

Emisioni "Porta e Porta", i cili transmetohet në Rai 1, bëri të ditura dhe shifrat e policisë lidhur me marihuanën në Lazarat.

Në këtë fshat gjenden 350 mijë rrënjë kanabis në 320 hektarë tokë, 90 për qind e familjeve në Lazarat merret me kultivimin e marihuanës dhe çdo familje prodhon rreth një ton drogë në vit, çdo kg marihuanë shitet për 300 euro.

Ndërkohë të ardhurat nga tregtia e marihuanës dhe substancave të tjera të ndaluara arrijnë në rreth 4 miliardë euro në vit, që do të thotë gjysma e GDP-së së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat