Gjosha në Greqi, merr mbështetjen për integrimin e Shqipërisë

Shqipëria

Gjosha në Greqi, merr mbështetjen për integrimin e Shqipërisë

Më: 8 prill 2014 Në ora: 13:11

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, gjatë vizitës së saj në Greqi është takuar me kryetarin e Komitetit Parlamentar për Çështjet Evropiane, Ionnis Tragakis.

Gjatë takimit, Tragakis mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit në BE. Gjosha theksoi se, për vendin tonë është me rëndësi roli i presidencës greke të BE-së. Ajo u shpreh se qeveria mbetet e vendosur për avancimin në axhendën evropiane.

Vizita zyrtare e ministres Gjosha në Greqi nisi ditën e djeshme. Sipas zyrës së shtypit të MIE-s, gjatë kësaj vizite, Ministrja Gjosha, do të pritet edhe nga Zv. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Kourkoulas.

Greqia është vendi që mban presidencën e Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2014, para dorëzimit të presidencës së BE-së tek Italia më 1 korrik 2014. Kjo është hera e pestë që Greqia mban presidencën e BE-së që prej pranimit të saj në Komunitetin Europian në vitin 1981.

Marrja e statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria në muajin qershor është një prej prioriteteve të Presidencës ë Greqisë në BE, gjë që është konfirmuar edhe nga zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, gjatë vizitës së tij në Tiranë në muajin shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat