Beqaj premton dezinfektim të bregdetit

Shqipëria

Beqaj premton dezinfektim të bregdetit

Më: 8 prill 2014 Në ora: 01:41

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka zgjedhur datën 7 Prill, Ditën Botërore të Shëndetit për të prezantuar nismën e re, ku në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik do të kryhet dezinfektimi i bregdetit nga mushkonjat pas 25 vitesh.

Ministri Beqaj, thekesoi se qëllimi i kësaj nisme është rritja e sigurisë për shëndetin e qytetarëve, pasi rrezikohet gjysma e popullsisë, gjithashtu kjo nismë u jep siguri edhe operatorëve tursitikë që kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

“Kjo nismë ka qenë kërkesë e veçantë e Kryeministrit Rama në mënyrë që të stimulohet turizmi. Kemi hartuar një plan masash që do nisin këtë vit dhe do të vazhdojnë deri në shtator. Janë zgjedhur disa zona të caktuara, ndërsa ndërhyrja do të bëhet nga toka dhe nga ajri. Kjo iniciativë kryhet për herë të parë që nga viti 1989 dhe do të kthehet në një nismë të përvitshme” – u shpreh ministri Beqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat