Lezhë, shmangia e përmbytjeve Kërkohet thellimi i lumit Gjadër

Shqipëria

Lezhë, shmangia e përmbytjeve Kërkohet thellimi i lumit Gjadër

Më: 7 prill 2014 Në ora: 09:42

Banorët e Zadrimës në Lezhë kërkojnë që thellimi dhe zgjerimi i lumit Gjadër të mos vonohet. Sipas tyre ky lumë vazhdon të jetë një rrezik për të gjithë zonën, ndërsa bujqësia nuk ka asnjë siguri. Është një problem i shumë viteve, zgjidhja e të cilit rrit garancinë antipërmbytje, fenomen që solli jo pak dëme në fillim të këtij viti.
Shqetësimi është pranuar edhe nga kreu i komunës Dajç Gjergj Doçi. Ai ka deklaruar se angazhimi i Bordit të Kullimit ka qenë maksimal, dhe se rikthimi i ekskavatorëve është çështje kohe.
Në lidhje me këtë problem, i kontaktuar nëpërmjet telefonit drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni ka deklaruar se brenda javës së ardhshme do të jetë realizuar tenderi për blerjen e karburantit, që ka qenë edhe pengesa aktuale, dhe menjëherë do të rinisë ndërhyrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat