Tirana 5 ditë me kufizime të energjisë, ja zonat dhe oraret

Shqipëria

Tirana 5 ditë me kufizime të energjisë, ja zonat dhe oraret

Më: 7 prill 2014 Në ora: 09:39

Për 5 ditë, duke filluar nga 7 prilli deri në 12 prill, banorët e Tiranës do të kenë ndërprerje energjie për rreth 6 orë në zona të ndryshme të kryeqytetit. CEZ-Shpërndarje njofton se ndërprerja e energjisë në orare të caktuara, do të jetë për shkak të punimeve të remontit.

JA ZONAT DHE ORARET E NDËRPRERJES SË ENERGJISË
Në 7 prill 2014 do të kryhen punime remonti në nënstacionin Selitë për zevendësimin e celave të linjës dhe transformatorit. Për të garantuar masa të sigurisë në punë është i domosdoshëm stakimi i energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në 14:00. Pa energji në këtë interval kohor mbeten konsumatorët e Rrugës “Besim Imami”.

Nga ora 09:00 deri në oren 15:00 do të stakohet energjia në nënstacionin rajonal për ndërrimin e dy boxeve 20 kv linje dhe një transformatori. Në këtë interval kohor do të këtë shkëputje të përkohshme të energjisë elektrike në Rrugën “Myslym Keta”.

Sot do të punohet për remonte edhe në nënstacionin Traktora për ndërrimin e celave, vendosjen e transformatorit, panelit, siguresave dhe terminaleve. Energjia elektrike do te stakohet nga ora 09:00 deri ne 15:00.
Në 7 prill do të punohet nga ora 09:00 deri në 15:00 në nënstacionin Qafë Molle. Remontet përfshijne vendosje shtyllash, traverse, izolatore, përcjelles. Në këtë interval kohor do të ketë shkëputje të përkohshme të energjisë në komunën Zall Bastar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat