PD: Rama shpërblen autorët e skandalit financiar me serverin e Tatimeve

Shqipëria

PD: Rama shpërblen autorët e skandalit financiar me serverin e Tatimeve

Më: 6 prill 2014 Në ora: 14:34

Partia Demokratike denoncoi sot emërimin e Beqirit në krye të informacionit dhe sigurisë për pronat e shqiptarëve, dhe të Gjiknurit në krye të informacionit të financave të vendit
“Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer grupin e sulmit në errësirë mbi serverin e tatimeve, duke ndarë për ta poste e detyra të rëndësishme.
Kryetari i grupit që akuzohet për fshirjen e mbi 4 milionë deklaratave, dhe vjedhjen e të dhënave personale, konfidenciale, për interesa përfitimi të klientëve dhe të dyshes Rama-Meta, është bërë drejtor i IT në Zyrës kombëtare të Regjistrimit të Pasurive. Ndryshe, përgjegjës për sigurinë e pronave të shqiptarëve.
Rama ka shpërblyer edhe Panajot Gjiknurin, vëllain e Ministrit të Energjetikës, deri dje këshilltar i Ministrit të Financave, për ngritjen e zbatimin e kësaj skeme korruptive.
Kohët e fundit ai është emëruar drejtor i IT në Ministrinë e Financave”, u shpreh zëdhënësja, Laura Vorpsi, duke bërë me dije lidhur me këto emërime.
Sipas selisë blu, Rama ka graduar në këtë mënyrë autorët e skandalit më të madh në sigurinë tatimore të shtetit shqiptar, duke e thelluar dhe më shumë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat