PD në prag të analizës së humbjes, deputetët Bumçi-Bogdani: Nuk do përmenden emra

Shqipëria

PD në prag të analizës së humbjes, deputetët Bumçi-Bogdani: Nuk do përmenden emra

Më: 6 prill 2014 Në ora: 14:28

Ndërkoheë që Partia Demokratike, po mbyll fazën e antarësimeve dhe përditësimit të dhënave në database e anëtarësisë, kjo forcë politike po përgatitet për fazën e dytë, analizën e shkaqeve të humbjes dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese. Për këtë qarkorja është bërë gati, ndërkohë që shumë shpejt kryetari Lulzim Basha do ta bëjë publike.

“Meqënëse jemi pothuajse në fund dhe një pjesë e degëve pothuajse kanë mbaruar procesin e regjistrimit të anëtarësisë, një pjesë është në proces përfundimi mendoj që shumë shpejt mesa kam dëgjuar udhëzimi është përgatitur dhe mund të jetë në qarkullimet e fundit për t`u përmirësuar dhe do të bëhet publike nga kryetari i partisë” është shprehur deputeti Aldo Bumçi.

Për deputetin Aldo Bumçi, procesi i analizës dhe zgjedhjeve të strukturave nuk është i vonuar.
“Ne nuk kemi ngut. Ne kemi dalë nga një palë zgjedhje ku pësuam një humbje të fortë dhe asnjë analizë që është afër ngjarjes nuk do ishte objektive, nuk do bëhej me urtësi dhe mund të bëhej me emocionet e momentit. Dhe një farë distance kohore i bën mirë të gjithve për të analizuar më mirë zgjedhjet, arsyet që çuan atje dhe për rimëkëmbjen pasi ky është qëllimi. Një analizë që bëhet në vrap e sipër është një analizë që mund të marrë një drejtim jo të duhur dhe që nuk i shërben askujt” shtoi Bumçi.
Gjithashtu ai garantoi se do të analizohen shkaqet e humbjes, pa u ndalur tek emra konkret. “Pikërisht kjo është fryma që unë mendoj se duhet t`i shmangemi. Koka turku kërkoni? Mendoj se asnjë parti nuk mund të ringirhet nëse do të bëjë koka turku” tha Bumçi.

E duke u ndalur në procesin e antarësimeve të reja, demokratët janë mjaft të kënaqur me këtë proces. “Procesi ka shkuar shumë mirë. Gjëja surprizuese do të thoja unë në sensing pozitiv të fjalës ka qënë shtimi i anëtarësisë të Partisë Demokratike megjithëse PD-ja është sot në opozitë. Kjo tregon se Partia Demokratike është ende një forcë që i frymëzon qytetarët shqiptar dhe kam përshtypjen se sot qytetarët shqiptar pas përvjetorit të 1 prillit të koalicionit qeverisës e kanë kuptuar që rilindja ka qënë një gënjeshtër e madhe” është shprehur deputeti demokrat Gerti Bogdani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat