Krijohet lëvizje e re, Ngjela: Elita politike është e lidhur me krimin

Shqipëria

Krijohet lëvizje e re, Ngjela: Elita politike është e lidhur me krimin

Më: 5 prill 2014 Në ora: 18:24

Kreu i PLD Spartak Ngjela ka bërë publike krijimin e një lëvizje të re jo politike. I ftuar në studion e Opinion në News 24 Ngjela theksoi se qeveria nuk po e zgjidh korrupsionin dhe elita politike është e lidhur me krimin.

“Shpesh herë gjërat bëhen me forcë. Presioni i opinionit publik ka dhënë shenja që ka gjasa të përmirësojë qeverisjen. Kemi një opozitë që nuk është ende e kthjellët për pozicionin real ka qënë 8 vjet në qeverisje dhe ka qenë në kontuinitet me korrupsionin. Po kalojmë në një kontuinitet në një vazhdimësi abuzive.

Shenjat janë që po bie në korrupsion dhe po ra në korrupsion do mbrojë korrupsionin. Po krijojmë një lëvizje jo politike. Kam takuar edhe zotin Spahiu edhe zotin Topi. Më pranë jam me zotin Topi. Të mundohemi të ngremë një lëvizje transversale.”- u shpreh Ngjela.

Më tej ai theksoi se kjo lëvizje e re do të bashkëpunojë edhe me shoqërinë civile. Ai theksoi se presioni i opinionit publik mund ta përmirësojë qeverisjen. Ngjela theksoi se do të zhvillojë edhe takime me personalitete të tjera për t’ju bashkuar lëvizjes.

“Bamir Topi është një lider i të djathtës dhe vjen me një backgraund të lartë. Se si do avancojë nuk e di por shpresojmë të jetë pozitive pa histerinë e pushtetit, rrëzimit të pushteteve. Hyra në bisedime me AK sepse përbëhet nga të rinj. U bashkova me një segment të së djathtës sepse nuk është bashkuar me të djathtën e rënë nga pushteti për moralitet. Elita e politikës është e lidhur me segmente kriminale. Që të bjerë xhaketa e krimit duhet rrëzuar gozhda. Do forcë popullore. Do prisni 20 vjet për të kthyer moralitetin në këtë vend.”- u shpreh Ngjela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat