Dëshmitë e para për vrasjen e Karelit

Shqipëria

Dëshmitë e para për vrasjen e Karelit

Më: 5 prill 2014 Në ora: 14:28

Tetë prej tyre kanë kaluar pragun e hetuesise per te deshmuar per aktin e rende per te cilin akuzohen, bashkepunim ne tortura qe sollen vdekjen e te burgosurit Ilia Kareli. 7 thirrjet e tjera do te dergohen deri te merkuren e ardhshme.

Sipas burimeve gjyqesore tete rojat e burgut pritet te kerkojne dhe te marrin nje shtytje kohe per t'u pergatitur per deshmite qe do te japin, ne menyre qe avokatet e tyre mbrojtes te kene marre kopjet e aktakuzes dhe te pergatisin platformen e tyre mbrojtese.

Ne listen e rojave te burgut qe jane thirrur per te deshmuar, nuk perfshihet deri tani drejtori i burgut te Nigrites i cili perballet edhe me akuzen e shkeljes se ligjit per mbrojtje te te akuzuarve dhe mospaditje te akteve kriminale.

Sipas informacioneve qe ka mundur te siguroje Top Channel te gjithe gardianet vazhdojne te punojne normalisht ne burgun e Nigrites, pasi ende nuk eshte dhene asnje urdher, qofte edhe per pezullimin e perkohshem te tyre.

Gjithashtu mesohet se nje ekip me kreret e Unionit te Rojave te Burgut te Greqise ndodhet qysh ne mengjes ne qytetin e Serresit per t'u takuar me koleget e tyre te akuzuar.

Totozani: Garanci për të dënuarit shqiptarë

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka deklaruar se ka marrë garanci nga homologia greke për respektimin e të drejtave të të dënuarve shqiptarë në burgjet helene.

“Homologia në përgjigjen e saj më premtoi se do të tregohet kujdes për të dënuarit shqiptarë në Greqi”, ka thënë Totzani, nga Pogradeci ku ka përuruar zyrën lokale të Avokatit të Popullit.

Duke u fokusuar tek çështja e të burgosurit të vrarë Ilia Kareli, Totozani ka theksuar se i dënuari është torturuar nga gardianët.

“Kareli është torturuar nga gardianët, veprimet e të cilëve janë tërësisht anti-ligjore. Ndërsa familja e Karelit është palë e dëmtuar në procesin penal të nisur në Greqi”, ka thënë Totozani.

Më tej, Avokati i Popullit ka vlerësuar rolin e prokurorisë, mediave dhe homologes greke lidhur me çështjen, që siç thotë ai, dalloi tërësisht nga ai i gardianëve grekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat