Deputeti i PS-së Blushi: Shqipëria do të përballet me radikalizëm fetar

Shqipëria

Deputeti i PS-së Blushi: Shqipëria do të përballet me radikalizëm fetar

Më: 4 prill 2014 Në ora: 19:02

Çfarë do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t’i japin shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vjetët e ardhshme?

Këto pyetje ngre, Ben Blushi, që orvatet t’u japë përgjigje në librin “Hëna e Shqipërisë”.

Parashikimi i Blushit është i zymtë, pasi flet për pabarazi ekonomike, radikalizëm politik dhe ekstremizëm fetar. Blushi, ashtu siç ka bërë edhe më parë, sërish kërkon të sjellë provokime sa i takon besimit fetar.

Ai parashikon radikalizim të tyre.

“Ndërkohë që të gjitha partitë dhe grupimet politike humbin terren, islami fiton kauza dhe ndjekës çdo ditë duke shfrytëzuar dobësimin e të gjithë konkurrentëve të vet. është pothuajse një lëvizje politike”, shprehet Blushi, transmeton Shekulli.

Integrimin në Evropë ai e shikon si një proces që do të ndodhë, por në këtë pikë ai preferon të flasë për koston.

“Procesi i Bashkimit me Europën nuk do të jetë një proces i lehtë. Nuk jemi aq afër sa duhet të ishim, por jemi më afër se kurrë në histori dhe këtë përpiqem ta them në libër, duke u marrë pak me të ardhmen”, shprehet deputeti i PS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat