Ballsh, qendra shëndetësore jashtë funksionit që nga 2001-shi

Shqipëria

Ballsh, qendra shëndetësore jashtë funksionit që nga 2001-shi

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:03

Qendra shëndetësore në Mallakastër është duke degraduar ditë pas dite, pasi në këtë godinë të lënë si në mëshirë të fatit është i domosdoshëm rikonstruktimi. Por, tanimë kjo godinë është thuajse e shkatërruar dhe ka dalë jashtë funksionit në çdo aspekt.

Situata është e rëndë dhe organet përkatëse kanë qenë neglizhencë të plotë ndaj kësaj qendre mjekësore ku duhet të marrin shërbim mjekësor rreth 50 mijë banorë të rrethit të Mallakastrës.

Lagështira ka zaptuar të gjithë sipërfaqen e godinës si brenda, ashtu edhe jashtë saj. Ndërkohë, suvaja është e dëmtuar thuajse tërësisht, dyert e dritaret nuk e luajnë më funksionin e tyre, për të mos komentuar cilësinë dhe shërbimin që ofrohet në këtë qendër shëndetësore, citon shqiptarja.com.

Drejtori Rajonal i Shëndetit në këtë rreth, Kastriot Ahmetaj thotë se, kjo situatë ka ardhur për shkak të neglizhencës së organeve shtetërore, pasi që në vitin 2001 godina nuk është restauruar.

Një shqetësim jo më pak kryesor është mungesa e mjekëve specialistë, dhe për këtë shkak qytetarët detyrohen të udhëtojnë në rrethe të tjera për të marrë shërbimet mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat