Naço takon M. Cole, kërkon FBI-në në Shqipëri

Shqipëria

Naço takon M. Cole, kërkon FBI-në në Shqipëri

Më: 4 prill 2014 Në ora: 16:42

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka theksuar edhe një herë se qeveria shqiptare është e angazhuar për të luftuar luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet dhe me çdo mjet. Në një takim me Zv/Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së James M. Cole, Ministri Naço tha se paketa ‘Antikorrupsion’ do të na ndihmojë për ta dekurajuar këtë fenomen.

Gjatë diskutimit Ministri Naço e ka informuar Zv/Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së me rëndësinë që do të kishte prezenca e FBI-së për trajnime dhe veprime operacionale të përbashkëta.

Nga ana e tij Zv/Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së ka përshëndetur reformat ligjore antikorrupsion dhe e ka inkurajuar Ministrin Naço për t’i vijuar ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurave Penale.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, duke sjellë si model Njësitë e Përbashkëta Hetimore.

Shkëmbimi i informacionit është cilësuar nga Cole si një element i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu gjatë takimit, bashkëbidesuesit janë ndalur edhe në rëndësinë e rishikimit dhe të plotësimit të marrëveshjeve lidhur me ekstradimet dhe transferimet.

Më herët Ministri Naço ka zhvilluar takime edhe me kongresmenët Gary C Peters dhe Eliot Engel, ku ndër të tjera ka diskutuar edhe mbi proceset integruese të Shqipërisë.

Kongresmenët e kanë përgëzuar Ministrin Naço në lidhje me kursin e reformave të qeverisë por edhe të reformës në drejtësi, ndërsa kanë theksuar nevojën e rezultateve konkrete kundër korrupsionit dhe terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat