Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin, i jep të drejtë PD-së hetimin në serverin e Tatimeve

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin, i jep të drejtë PD-së hetimin në serverin e Tatimeve

Më: 4 prill 2014 Në ora: 15:26

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi përsëri mazhorancën në Kuvend.
Ajo i hap dritën jeshile hetimit parlamentar për serverin e të dhënave tatimore.
Ndërsa pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës, ajo njofton se vendimi i Kuvnedit me anë të cilit u refuzua kërkesa e PD-së për të hetuar se çfarë ka ndodhur në serverin e tatimeve vitin e shkuar, ishte i papajtueshëm me Kushtetutën. Duke pranuar kërkesën. Gjyakata do të zgjidhë mosmarrëveshjesn mes 1 të 4-ës se deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Ditën e shqyrtyimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, demokratët thanë se nëse Gjykata do t’u jepte të drejtë, komisioni hetimor do të mund të ngrihej.
Demokratët kërkuan ngritjen e komisionin hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore, si dhë për të njohur dhe verifikuar në thellësi, ndërhyrjen dhe bllokimin për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore, për shkak të së cilës opozita akuzoi se miliona të dhëna të bizneseve ndër vite mund të jenë transferuar diku tjetër në mënyrë të paligjshme.
Por mazhoranca e rrëzoi kërkesën për hetim parlanmentar me argumentin se çështja ishte në të njëjtën kohë për hetim në prokurori.
Por Gjykata Kushteteuse ka pushuar shqyrtimin e një tjetër çështjeje të Partisë Demokratike, e cila pati kërkuar rrëzimin si antikushtetues të aktit normativ të tetorit për ndryshimin e buxhetit të shtetit, me të cilin u rrit ndjeshëm borxhi publik.

PD: Gjykata Kushtetuese rrëzon dyshen Rama-Meta, kthen të drejtën e opozitës
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e cilëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lejimin e komisionit hetimor për skandalin e serverit të tatimeve, si fitore të parlamentarizmit.
“Sot, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e saj unanim me të cilin shpall si antikushtetues vendimin e Kuvendit për t'i mohuar opozitës të drejtën kushtetuese për hetim në skandalin e ndërhyrjes së paligjshme në serverat e tatimeve dhe vjedhjes dhe fshirjes se miliona të dhënave konfidenciale të bizneseve dhe qytetarëve të vendit. Edi Rama dhe Ilir Meta, të terrorizuar nga dalja në dritë e këtij skandali, urdhëruan bllokimin nga Kuvendi me forcën e kartonave, të hetimit të tij”, vlerësoi Bylykbashi.
Sipas tij, me këtë vendim Gjykata Kushtetuese rikonfirmoi një të drejtë kushtetuese të opozitës.
“Kjo është një fitore e madhe e parlamentarizmit në Shqipëri, dhe e kontrollit parlamentar mbi qeverinë, veçanërisht kontrollit nga opozita”, deklaroi ai.
Deklarata e deputetit të PD, Oerd Bylkbashi
Sot, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e saj unanim me të cilin shpall si antikushtetues vendimin e Kuvendit për t'i mohuar opozitës të drejtën kushtetuese për hetim në skandalin e ndërhyrjes së paligjshme në serverat e tatimeve dhe vjedhjes dhe fshirjes se miliona të dhënave konfidenciale të bizneseve dhe qytetarëve të vendit. Edi Rama dhe Ilir Meta, të terrorizuar nga dalja në dritë e këtij skandali, urdhëruan bllokimin nga Kuvendi me forcën e kartonave, të hetimit të tij.
Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese rikonfirmoi një të drejtë kushtetuese të opozitës. Kjo është një fitore e madhe e parlamentarizmit në Shqipëri, dhe e kontrollit parlamentar mbi qeverinë, veçanërisht kontrollit nga opozita.
Ky vendim është notë katër, dhe detyrim të përsërisë mësimin bazë të qeverisjes demokratike se Kushtetuta dhe ligji janë baza dhe kufiri i veprimtarisë së saj, pavarësisht se sa vota apo mandate ka.
Ndërhyrja e paligjshme e njerëzve të besuar të kësaj dysheje në bazën e të dhënave të tatimpaguesve shqiptarë, kopjimi dhe zhdukja e miliona deklaratave tatimore është një skandal i paprecedent. Ky skandal jo vetëm minon integritetin dhe besueshmërinë e sistemit tatimor të shtetit, por cënon rëndë të drejtat e subjekteve, i hap rrugën njerëzve të dyshes Rama-Meta për t'i bërë presion bizneseve apo për të zhdukur detyrimet e klientëve të kësaj dysheje.
Sapo të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës, ne do të paraqesim kërkesën e re për ngritjen e komisionit hetimor e për të analizuar në thellësi, në përputhje me Kushtetutën, këtë skandal, për të zbardhur moszbatimin e ligjit nga kjo mazhorancë, për t'i vënë fre kësaj arrogance antikushtetuese e për vënien para drejtësisë të porositësve dhe ekzekutorëve të këtij skandali.
Kjo është shuplaka e tretë radhazi në pak kohë nga Gjykata Kushtetuese, për këtë qeveri dhe mazhorance që antikushtetutshmërinë e ka bërë kryefjalë të punës së tyre. Por kjo është gjithashtu një shuplakë për Kuvendin që është kthyer në një noter dhe ekzekutor kokëulur i urdhrave antikushtetues të dyshes Rama-Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat